KQZ në pritje të afatit ligjor për ankesat e rivalëve të garës politike, pritet të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në Kosovë Dyshimet për bombë pranë rektoratit të Universitetit të Prishtinës kanë alarmuar policinë, që ka rrethuar zonën.
“Rreth orës 12:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën“, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas kqyrjes së zonës nga ekipet e specializuara, rezultoi në godinë nuk ka bombë.
Ditët e fundit në Kosovë ka pasur disa alarme për bombë, që po ashtu kanë rezultuar të rreme.
Edhe javën e kaluar, në adresën elektronike të rektoratit të Universitetit të Prishtinës erdhi një e-mail që lajmëronte për një bombë. I njëjti skenar u përsërit edhe në Gjimnazin “Xhevdet Doda”.
Ndonëse njësitë e reagimit të shpejtë ishin efikase, policia e Kosovës ende nuk ka një përgjigje se nga kush vijnë këto e-mail. Sipas njohësve të sigurisë kibernetike, një gjë e tillë ndodhë për shkak që Kosova ka mungesë të ekspertëve të kësaj fushe.
Top Channel