Dyshimet për bombë në rektoratin e Universitetit të Prishtinës, alarmi rezulton i rremë

24/05/2022 12:36

Dyshimet për bombë pranë rektoratit të Universitetit të Prishtinës kanë alarmuar policinë, që ka rrethuar zonën.

“Rreth orës 12:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën“, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas kqyrjes së zonës nga ekipet e specializuara, rezultoi në godinë nuk ka bombë.

Ditët e fundit në Kosovë ka pasur disa alarme për bombë, që po ashtu kanë rezultuar të rreme.

Edhe javën e kaluar, në adresën elektronike të rektoratit të Universitetit të Prishtinës erdhi një e-mail që lajmëronte për një bombë. I njëjti skenar u përsërit edhe në Gjimnazin “Xhevdet Doda”.

Ndonëse njësitë e reagimit të shpejtë ishin efikase, policia e Kosovës ende nuk ka një përgjigje se nga kush vijnë këto e-mail. Sipas njohësve të sigurisë kibernetike, një gjë e tillë ndodhë për shkak që Kosova ka mungesë të ekspertëve të kësaj fushe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA