Njëmbëdhjetë njerëz janë qëlluar për vdekje dje dhe pesë janë plagosur kur sulmuesit bastisën me armë dhe bomba molotov një hotel dhe dy bare në veri të Meksikës.
Sulmi i tmerrshëm ndodhi në hotelin Gala dhe dy bare të zonës Lindavista në qytezën Celaya.
Policia u paraqit në vendngjarje në ora 22.00 në rrugën Azalea raportonte e përditshmja El Sol Hidalgo kur vendasit raportonin se më shumë se 30 të shtëna u dëgjuan.
Pesë gra dhe një burrë u vranë në bar ndërsa një tjetër grua vdiq më vonë në spital nga plagët.
Sipas raportimeve 15 burra të maskuar mësynë në hotel dhe në barin ngjitur duke qëlluar shumë herë.
Dëshmitarët thanë se sulmuesit kishin përdorur koktejle Molotov para se të largoheshin nga skena.
Dëshmitarët që po qëndronin në hotel thanë se sulmi kishte ishte i organizuar dhe kishte zgjatur vetëm një minutë.
Ende nuk është e qartë se cilët janë përgjegjësit e sulmit por zona është territor i kontestuar mes karteleve Santa Rosa de Lima dhe Jalisco Nueva Generation.
Një ditë më herët autoritetet kishin gjetur qese plastike me tre trupa të copëtuar, së bashku me një letër që i referohej hakmarrjes së grupeve të organizuara kriminale, raportonte rrjeti vendas Telemundo.
Top Channel