Zelanda e Re dërgon trupa në Britani për të trajnuar ushtarët ukrainas

23/05/2022 09:36

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern ka thënë se vendi i saj do të dërgojë 30 trupa shtesë të forcave të mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar për të ndihmuar në trajnimin e homologëve të tyre ukrainas.

Ardern tha se ushtarët do të ndihmonin në trajnimin e forcave të armatosura ukrainase se si të përdorin një armë fushore të lehtë 105 mm L119.

Jemi të vetëdijshëm se një sulm i tillë flagrant ndaj jetëve të pafajshme dhe sovranitetit të një vendi tjetër është i gabuar, dhe përgjigja jonë nuk ka përfshirë vetëm dënimin e Rusisë, por mbështetjen për Ukrainën.”

Kryeministri tha se trupat do të vendosen në MB deri në fund të korrikut dhe do të trajnojnë 230 ukrainas.

Ekipit tonë të trajnimit i është kërkuar të ndihmojë në trajnimin e anëtarëve të forcave të armatosura të Ukrainës në përdorimin e sistemit të armëve deri në fund të korrikut,” shtoi Ardern.

Top Channel