U dënua me burgim të përjetshëm për krime lufte, 21-vjeçari rus do të apelojë vendimin

23/05/2022 13:33

Ushtari rus i dënuar me burgim të përjetshëm për krime lufte në Ukrainë, 21-vjeçari rus Vadim Shishimarin, do të apelojë vendimin e dhënë ndaj tij.

Avokati i tij Viktor Ovsyannikov e bëri të ditur ankesën e tij ku tha se do të kërkojë anulim të vendimit të Gjykatës.

“Ky është dënimi më i rëndë dhe çdo person do ta kundërshtonte atë. Unë do të kërkoj anulimin e vendimit të gjykatës ” tha Viktor Ovsyannikov.

Vadim Shishimarin pranoi se kishte qëlluar për vdekje një burrë 62-vjeçar në fshatin verilindor Chupakhivka më 28 shkurt. Avokati i tij thotë se ai po zbatonte urdhrat e drejtpërdrejta.

 

Top Channel