Tmerrohen vizitorët teksa luani në kafaz i këput gishtin kujdestarit që e provokonte (video)

23/05/2022 16:15

Punonjësi i një kopshti zoologjik është filmuar dje duke provokuar një luan nga prapa rrjetës së telit, por shpejt u pendua kur kafsha ia kapi gishtin dhe ia këputi para rreth 15 vizitorëve të shtangur.

Kujdestari po “mburrej duke futur dorën” brenda ndarjes së luanit të nervozuar,  por shpejt u pendua për veprimet e tij kur felini gjigant i këputi gishtin.

Në videon e rëndë të postuar në rrjet, kujdestari i kopshtit në Xhamaika shihet duke futur gishtin për të prekur luanin, para vizitorëve kuriozë.

Ai nuk do t’ia dijë për hungerimat e zemëruara të kafshës para se të tronditet dhe të nis të shajë kur ajo i kap gishtin dhe nuk ia lëshon derisa i këputet.

Një dëshmitare e traumatizuar tha për rrjetin vendas Jamaica Observer: “Kur ndodhi unë mendova se ishte një shaka. Nuk besoja se ishte një gjymtim pasi është puna e tyre të bëjnë pak shfaqje për publikun”.

“Por kur ai u shtri përtokë e kuptuam se ishte serioze”.

Më pas kujdestari i sulmuar ishte ngritur dhe eci drejt një automjeti për të kërkuar ndihmë.

Gruaja e shtangur shtonte: “Lëkura ishte zhdukur në pjesën e sipërme të gishtit. Unë u largova me vrap pasi nuk e shoh dot gjakun. Ai dukej që ishte në dhimbje të mëdha nga shprehja e fytyrës”.

Kopshti zoologjik pranë qytetit të  Santa Cruz mban gjithashtu zebra, majmunë, krokodilë e lama.

Përfaqësues të kopshtit thanë se nuk ishin në dijeni të incident por ishin duke hetuar.

FOTO GALERI
1/4
Kujdestari po “mburrej duke futur dorën” brenda ndarjes së luanit të nervozuar, por shpejt u pendua për veprimet e tij kur felini gjigant i këputi gishtin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA