Klevis Balliu i ftuar në emisionin Top Story në Top Channel tha se Sali Berisha, tashëm kryetar i PD-së, ka besimin e demokratëve.

“Sot nuk ka asnjë që mendon se Sali Berisha nuk është kryetar i Partisë Demokratike, ka besimin e tyre, nëse struktura nuk ka besim, nuk të ndjek”, tha Balliu.

Kujtojmë se Sali Berisha u zgjodh në krye të PD-së, në zgjedhjet e një dite më parë, ndërsa garonte përballë Ibsen Elezit.

Por rikthimi i tretë i Sali Berishës nuk u duartrokit nga ndërkombëtarët. Kujtojmë se ai u shpall ‘non grata’ nga SHBA një vit më parë. Berisha fitoi bindshëm kundër rivalit të tij, i cili humbi edhe në vendlindjen e tij Kukësin.

Sali Berisha mori 40820 vota, (93.45%, kurse  Ibsen Elezi 2532 (8.5%), ndërsa morën pjesë 43680 demokratë, kurse të pavlefshme ishin 328 fletë.

Pjesëmarrja ishte e njëjtë me referendumin qe shkarkoi Bashën në dhjetor, rreth 43 mijë demokratë. Por, procesi i cili u kontestua që në nisje të tij, nuk mundi të realizojë dot atë që Berisha premtoi kur nisi betejën e tij finale: bashkimin e demokratëve.

Top Channel