OBSH për linë e majmunit: Bota po përballet me sfida të frikshme

23/05/2022 12:04

Ende pa u mbyllur mire pandemia e koronavirusit, mbërriti lufta e Ukrainës e tani lija e majmunëve, bota, tha shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus po përballet me sfida të frikshme.

Ende pa u mbyllur mire pandemia e koronavirusit, mbërriti lufta e Ukrainës e tani lija e majmunëve, bota, tha shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus po përballet me sfida të frikshme.

Në një  konferencë të mbajtur në Gjenevë, numri një i OBSH-së theksoi se kjo lloj lije tashmë është raportuar në 15 shtete jashtë Afrikës.

“Po përballemi me një konvergjencë të frikshme të sëmundjeve, thatësisë, urisë, luftës, të nxitura edhe nga ndryshimet klimatike, pabarazia dhe rivaliteti gjeopolitik. Kolegët tanë në në mbarë botën po i përgjigjen shpërthimeve të Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos, lisë së majmunëve dhe hepatitit me shkaqe të panjohura dhe krizave komplekse humanitare në Afganistan, Etiopi, Somali, Sudanin e Jugut, Ukrainë dhe Jemen.”- tha Ghebreyesus

Më shumë se 80 raste të lisë së majmunit janë konfirmuar në Europë, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Australi dhe Izrael. Megjithatë, rreziku për publikun e gjerë vazhdon të konsiderohet i ulët.

Lia e majmunëve, virus shumë i zakonshëm në Afrikën Qendrore dhe atë Perëndimore, nuk ka tendenca të përhapjes së lehtë mes njerëzve dhe virusi përcillet me simptoma mesatare. Sipas autoriteteve shëndetësore në Britani të Madhe, shumicës së të infektuarve u duhen disa javë për t’u shëruar. Belgjika është bërë shteti i parë që njoftoi karantinë tre javore për personat e infektuar.

Simptomat fillestare të kësaj sëmundjeje përfshijnë temperaturë, dhimbje koke, dhimbje të shpinës dhe muskujve, si dhe puçrra në fytyrë dhe trup që mund të shkaktojnë djegie dhe të kruara të mëdha. Infeksioni largohet gradualisht pas 14 deri ne 21 ditësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA