Moti shkatërron luleshtrydhet në Francë, po piqen më shpejt nga ç’duhet për shkak të temperaturave të larta

23/05/2022 12:48

Janë ëmbëlsira që i hedhim në tokë. Këto janë fjalët e Laurent Dirat, prodhues luleshtrydhesh në rajonin Tarn-et-Garonne në Toulouse, Francë, pasi temperaturat e larta mbi mesataren sezonale kanë bërë që luleshtrydhet të piqen dy herë më shpejt se në kohë normale.

Gjatë majit fermerit iu desh të hidhte poshtë gjysmën e të korrave, ndërsa çmimet vazhdojnë të bien në treg.

“Nuk e mbajmë dot hapin, jemi dërrmuar! Kam 12 vjet që bëj luleshtrydhe dhe nuk e kam parë kurrë këtë gjendje”, shprehet fermeri përballë 100 mijë luleshtrydheve të tij të shtrira në pesë hektarë.”, shprehet ai.

Dyzet vjelës nga të gjitha kombësitë, janë në gjendje lufte që nga ora 7 e mëngjesit, të zënë mes rreshtave të luleshtrydheve. Luleshtrydhet duhet të përzgjidhen për të mbajtur vetëm ato që nuk janë pjekur ende.

Zakonisht, vjelësit kalojnë një herë në javë në çdo rresht, por tashëm atyre u duhet të kalojnë çdo dy ditë.

Tashmë në Francë po flitet për një krizë ciklike s i përket prodhimit të luleshtrydheve, pasi prodhimi i tepërt po i dërgon çmimet 20% më ulët se mesatarja e pesë viteve të fundit.

Kjo konfirmohet edhe nga Philippe Navarro, i vendosur pas stendës së tij të frutave dhe perimeve në qendër të Toulouse, si çdo ditë prej 35 vitesh.

“Në fillim unë i marr ato me një çmim të caktuar për 500 gram. Por, pas dy ditësh ato fillojnë të qullen dhe në këto kushte më duhet të ul çmimin. Me këtë çmim vijnë shumë restorante apo konservues, që i ruajnë gjatë gjithë vitit për të bërë akullore ose për qëllime të tjera.”

Për të luftuar dhe ngadalësuar pjekjen, kultivuesit i ujitin luleshtrydhet  më shumë se zakonisht, duke konkurruar me motin.

Top Channel