Meghan puthet me Harry dhe të gjithë shokët e tij të skuadrës, pas fitores në polo (fotot)

23/05/2022 16:42

Meghan Markle e Princi britanik Harry dhanë dje një shfaqje të gjatë puthjesh publike, teksa ajo përgëzonte të shoqin për fitoren në një kompeticion polo.

Dukesha 40 vjeçare mbante veshur një kapele të madhe rrjete të zezë të shoqëruar me kostum bardhë e zi teksa ndiqte ndeshjen e “golfit me kuaj” të burrit 37 vjeçar, që luante në skuadrën Team Los Padres.

Ata mundën rivalët Klentner Ranch për të fituar kupën Lisle Nixon Memorial me rezultatin 14 me 10 në klubin e polos në Santa Barbara, dje në Kaliforni.

Meghan mbajti trofeun për t’ia dhënë fituesve, para se të puthte secilin prej tyre në të dyja faqet.

Më pas ajo u zgjat për një puthje më të gjatë me bashkëshortin, të cilit i fshiu dhe buzëkuqin, para spektatorëve kurioze që shihnin.

Princi Harry është bashkuar së fundmi me skuadrën e Los Padres Polo Club, që memnaxhohet nga miku i tij.

Duke aderuar me emrin ‘Harry Wales’, princi shënoi tre herë gjatë ndeshjes  – e cila ishte e hapur për publikun por biletat ishin shitur shpejt pas nisjes.

Javës që shkoi çifti festuan katër vjetorin e martesës së tyre.

Takimi i djeshëm nuk ngjasonte shumë me puthjen në faqe që e ndjera princesha Diana i dha  Princit Charles pas një fitoreje në polo në 1985, pikërisht pas katër vjet martese, shkruan britanikja Metro.

Harry e Meghan – të cilët janë prindër të tre-vjeçarit Archie, dhe Lilibet që mbush një vjeçe muajin tjetër, dukeshin të relaksuar në event.

Ata nuk kishin marrë fëmijët e tyre në ndeshjen e polos.

FOTO GALERI
1/10
Meghan Markle e Princi britanik Harry dhanë dje një shfaqje të gjatë puthjesh publike, teksa ajo përgëzonte të shoqin për fitoren

Top Channel