“Kam turp nga vendi im”/ Jep dorëheqjen këshilltari rus në OKB

23/05/2022 14:04

Këshilltari i Rusisë në Kombet e Bashkuara në Gjenevë ka dhënë dorëheqjen.

Boris Bondarev e përshkroi si të turpshëm agresionin rus në Ukrainë.

“Kurrë nuk kam pasur kaq turp për vendin tim që nga 24 shkurti“, duke shtuar se pushtimi i Ukrainës është edhe krim kundër popollit rus.

Në letrën e tij të dorëheqjes, ai e quajti ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov si një “ilustrim të mirë të degradimit të këtij sistemi”.

Letra u shpërnda në rrjetet sociale nga avokati ndërkombëtar Hillel Neuer.

 

Top Channel