
Autobusi zyrtar i skuadrës së Romës ka mbërritur në portin e Durrësit pak çaste më parë, në kuadër të eventit të madh që do të zhvillohet ditën e mërkurë në Tiranë, Konferenca e ligës Europiane.
Mbërrin në @DurresPort autobuzi zyrtar i skuadrës së Romës??,në kuadër të eventit më të madh futbollistik⚽️ që do të ndodhë në Shqipëri??,siç është finalja e Konferencës së Ligës Europiane?.
Një event i rëndësishëm jo vetëm për ??&??,por një festë e madhe për gjithë??❤️??⚽️?? pic.twitter.com/sPjaoLSN0y
— Port of Durrës (@DurresPort) May 23, 2022
Tirana tashmë është zbukuruar me petkun e finales, kryesisht në zonën e qendrës dhe atë rreth stadiumit arena kombëtare.
Tirana është një ndër tre qytetet e Europës që ka zgjedhur UEFA sivjet për të luajtur një finale të kupave të Europës.
Top Channel