Modelja veterane Naomi Campbell dhe ajo më e re Sara Sampaio ishin emrat më të njohur në pasarelën e Festivalit të 75-të të Kanës sot në ‘Palais des Festivals’.
Supermodelja 51 vjeçare dukej thuajse e zhveshur në pjesën e sipërme me një fustan të lëshuar puplash të zeza, shoqeruar me një detaj të bardhë fjongoje në sup.
Naomi mbante flokët e zeza të lëshuara ndërsa në fytyrë mbante makiazh të lehtë.
Ndërsa Sara tërhiqte vëmendje me fustanin e kuq të çarë, dhe taka të larta po ashtu të kuqe.
Brunetja mbante flokët të stiluar në dy gërsheta ndërsa mbante gjithashtu makiazh të shkëlqyer në fytyrë.
Regjizori koreano-jugor Park Chan-Wook kthehej në festivalin e Kanës me filmin Heojil Kyolshim (Vendimi për t’i kthyer)
Koreani heton në film terhqjen seksuale mes një detektivi të pagjumë policie dhe të dyshuarës për vrasjen e bashkëshortit te saj.
Rreth 35,000 profesionistë të industrisë së filmit do të marrin pjesë në vestival deri në mbylljen e tij më 28 maj.
Top Channel