17 qytetarë janë konfirmuar të infektuar me Covid 19 nga 623 testime të kryera gjithsej gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Rastet e reja kanë rezultuar në kryeqytet, me 17 të infektuar, në Gramsh me tre të infektuar dhe një rast tjetër është shënuar në Vorë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 222 qytetarë aktivë me Covid 19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 37 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,162 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Maj 2022)
Raste të reja ditore          17
Të shëruar në 24 orë       37
Të shtruar në spitale         3
Humbje jete në 24 orë      0
Testime ditore                 623

Testime totale               1,823,510
Raste pozitive                  275,881
Raste të shëruara             272,162
Raste Aktive                         222
Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            143
Fier                  15
Korçë               13
Gjirokastër      11
Shkodër           11
Vlorë                  9
Elbasan            9
Lezhë               6
Durrës              2
Dibër                 2
Berat                1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA