Presidenti polak: Bota e lirë ka fytyrën e Ukrainës, asnjë vendim për të ardhmen nuk merret pa ta

22/05/2022 18:23

Presidenti polak Andrzej Duda ka dhënë një mesazh mbështetjeje të fortë për Ukrainën gjatë fjalimit të parë personalisht të një lideri të huaj në parlamentin në Kiev që nga fillimi i pushtimit rus.

Gjatë fjalës së tij Andrzej Duda falënderoi Ukrainën për mbrojtjen e Evropës kundër asaj që ai e quajti “imperializmi rus”.

“Bota e lirë ka fytyrën e Ukrainës”- tha ai. Duda tha se thirrjet e fundit për Kievin për të negociuar me presidentin Putin, madje edhe për t’u plotësuar disa nga kërkesat e tij, ishin shqetësuese. “Asnjë vendim për të ardhmen tuaj nuk do të merret pa ju” tha ai.

Polonia ka qenë një nga mbështetësit më të vendosur të Ukrainës, duke pranuar miliona refugjatë që ikën nga luftimet dhe duke dërguar tanke dhe raketahedhës për ushtrinë ukrainase.

Duda, i cili mori duartrokitje të vazhdueshme pas fjalimit të tij, tha se Polonia do të bënte gjithçka që mundej për të ndihmuar Ukrainën të bashkohet me Bashkimin Evropian

 

Top Channel