Meshë në mes të bombardimeve/ Në Ukrainë luten për paqe

22/05/2022 17:46

Në mes të zhurmës së bombardimeve ruse në qytetin fqinj të Severodonetsk, në frontin lindor të Ukrainës, besimtarët e Kishës Ortodokse në Lysychansk marrin pjesë në një meshë në bodrumin e një kishe të dëmtuar.

Jehona e artilerive tronditi priftin Sergiy ndërsa zbriste në një bodrum për të udhëhequr lutjet në një kishë të dëmtuar nga lufta në frontin lindor të Ukrainës

Vetëm  disa dhjetëra metra larg tyre ishte një njësi ukrainase që u kundërpërgjigjej rusëve me artileri të rëndë.

“Për shkak të luftës ne jemi detyruar të zhvendosim shërbesën tonë poshtë në bodrum. Unë jam rus. Por kam lindur këtu dhe Ukraina është atdheu im. Kjo që po ndodh është e keqe e pastër”, tha prifti.

“Njerëzit nuk duhet të qëllojnë pranë një kishe. Është e tmerrshme”, tha një nga të pranishmit në lutje.

Me dhjetëra njerëz kanë gjetur strehë  në bodrumin që dikur shërbente si një objekt magazinimi.

E gjithë ndërtesa  si pjesa tjetër e qytetit  nuk ka energji apo ujë të rrjedhshëm prej  javësh të tëra.

Top Channel