Lija e majmunëve është diçka për të cilën “të gjithë duhet të shqetësohen” dhe SHBA po shqyrton se çfarë lloj trajtimesh dhe vaksinash janë në dispozicion, kështu tha Presidenti Joe Biden.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka identifikuar rreth 80 raste të lisë së majmunëve në nivel global dhe afërsisht 50 raste të tjera të dyshuara.

“Ne po punojmë shumë për të kuptuar se me çfarë kemi të bëjmë dhe çfarë vaksine, nëse ka, mund të jetë e disponueshme për të. Duhet të parandalojmë zgjerimin e mëtejshme të tij “, tha Biden.

Lija e majmunit është një virus që shkakton simptoma të etheve, si dhe shfaq shenja të kuqe në trup. Ҫdo ditë e më shumë po bëhet shqetësuese për botën, në kohën kur po dalim nga pandemia e gjatë dhe e rëndë e COVID-19.

Shqetësimet janë reflektuar dhe në Shqipëri e Kosovë, ku Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike atje ka dalë me një listë informacionesh të nxjerra nga profesionistët shëndetësorë të OBSH-së. Megjithëse deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast si në Kosovë ashtu edhe Shqipëri.

Agjencitë e shëndetit publik në Evropë kanë konfirmuar raste në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë, Portugali, Gjermani, Belgjikë, Francë, Holandë, Itali dhe Suedi. Në një deklaratë të premten, OBSH tha se shpërthimet e fundit “janë atipike, pasi ato po ndodhin në vendet jo-endemike”.

Lija e majmunit mund të përhapet kur dikush është në kontakt të ngushtë me një person të infektuar. Virusi mund të hyjë në trup përmes lëkurës traktit respirator ose përmes syve, hundës ose gojës.

Top Channel