Gjykata e Posaçme vendosi të lejë në burg Henrik Hoxhajn, i cili me dëshmitë bashkë me Nuredin Dumanin, arriti të zbërthente krimet e kryera nga tetë grupe kriminale.

Mbi të rëndojnë shtatë akuza kriminale.

18 persona u arrestuan dhe 14 të tjerë vijojnë ende në kërkim pas mandate-arresteve të kërkuara nga SPAK dhe të aprovuara nga Gjykata e Posaçme, dy ditë më parë.

Arben Kraja, Gledis Nano dhe Doloreza Musabelliu dhanë detaje për hetimin që hodhi dritë mbi grupet kriminale që porositën krime në trekëndëshin Elbasan- Tiranë- Durrës ku nëntë nga të akuzuarve iu komunikua masa në burg, kurse të tjerët u prangosën nga RENEA dhe FNSH.

Mes të kërkuarve janë emra si ai i Suel ÇelësTalo Çelës dhe Florenc Çapja si edhe Ervis Martinajt që dyshohet se siguroi mjete për vrasje.

Pjesëtarë të një grupi kriminal në raste të ndryshme bashkëpunojnë me grupe të cilët janë kundërshtarë të njëri-tjetrit.

Hetimi ka nxjerrë në pah se grupet kriminale ishin në gjendje të paguanin shuma të mëdha parash për vrasjen e personave të cilët ata i konsideronin si kundërshtarë. Mënyra e kryerjes së veprave penale tregon për një shkallë shumë të lartë organizimi dhe në këtë mënyrë edhe shkallë shumë të lartë rrezikshmërie shoqërore.

Duke u bazuar në prova dhe dëshmitë e  Nuredin Dumanit dhe të Henrik Hoxhajt, SPAK jo vetëm shkundi pluhurin e 18 dosjeve enigmatike, por pretendon se zbardhi fije grupesh qe kryqëzoheshin mes disa qytetesh.

Pavarësisht se në top listën e të kërkuarve për Talo Çelën rrëfehet ish-miku i tij Dumani, sipas të cilit ai masakroi me sende të forta Fatmira Dedën, një nënë që kërkonte drejtësi për të birin e vrarë. 60 vjeçarja u eleminua me kërkesë të Nuredin Dumanit dhe nën bashkëpunimin e Agron Qolit dhe Petrit Qolit dhe të kontraktuar nga Festim Qoli.

Ky i fundit, një biznesmen që dyshohet se më herët i angazhoi ata për të vrarë edhe djalin e saj Ervis Deda, një ish-trafikant që u qëllua për vdekje nga Henrik Hoxhaj dhe motivi ishte konflikti i pronësisë. Por teksa ndaj Talo Çelës që ka një seri akuzash nga grabitjet me dhunë tek vrasjet e dyfishta, dyshohet se ai tentoi të vrasë Florenc Capjan edhe ky një shumë i kërkuar edhe për vrasje të tjera.

Rrugët e Talo Çelës u ndanë me Nuredin Dumanin në krimin e dyfishtë kundër Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, për të cilin Dumani tregon se bashkëpunoi në vrasje edhe i arrestuari Asllan Plaku. 

SPAK insiston se zbardhi edhe eliminimin e Bujar Çelës, vëllai i Talo Çelës që dyshohet se u ekzekutua nga Besjan XhixhaEnver Diva dhe Nuredin Dumani.

Njeriut më të kërkuar në vend dyshohet se ju vendos lëndë plasëse në banesë nga Elio Bitri në vazhdën e këtyre përplasjeve në qytetin e përplasjeve të forta, ku ndërkohë Florenc Çapja nga ana e tij së bashku me mikun e tij  Elvis Caushllari dështuan në planin e tyre për të eleminuar një rival si Sokol Sanxhaktari i identifikuar si krahu i Suel Çelës.

Emri i Suel Çelës përmendet nga Dumani si ndërmjetës që e prezantoi me dikë tjetër me kërkesën për të eliminuar Lulzim Mashën, administrator i një shkolle në Tiranë. Ndaj tij u krye atentati i dështuar nga Skerdi Tasi dhe Henrik Hoxhaj.

Ervis Martinaj dyshohet nga ana tjetër për sigurim të mjeteve për të vrarë Endrit Doklen, një ngjarje për të cilën super-pagopi Nuredin Dumanin. Ndërkohë që i prangosuri Ardian Ozuni dyshohet se tentoi të vrasë një tjetër eksponent si Filip Gjeloshi. Dhe të gjitha këto ndodhen ne perimetrin Tiranë-Durrës-Elbasan.

Top Channel