Rusia ndalon Biden, Blinken dhe shefin e CIA-s, Burns

21/05/2022 14:50

Rusia ka ndaluar 963 amerikanë të hyjnë në vend.

Të ndaluarit përfshijnë edhe Presidentin Joe Biden, Sekretarin e Shtetit Antony Blinken dhe shefin e CIA-s, Ëilliam Burns.

Ndikimi është kryesisht simbolik, por ndalimet janë gjithashtu një shenjë tjetër e përkeqësimit të marrëdhënieve të Rusisë me SHBA-në që nga pushtimi i Ukrainës më 24 shkurt.

Ky vendim erdhi pasi Biden nënshkroi projektligjin e ndihmës ndaj Ukrainës  prej 40 miliardë dollarësh (32 miliardë paund).

20 miliardë dollarë janë caktuar për mbështetje ushtarake, 8 miliardë dollarë në mbështetje të përgjithshme ekonomike, 5 miliardë dollarë për të trajtuar mungesat globale të ushqimit dhe një miliard dollarë për të ndihmuar refugjatët.

Kujtojmë se Ukraina është një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të produkteve kryesore si drithërat dhe vajrat e lulediellit.

Biden është në kryeqytetin e Koresë së Jugut, ndërsa Kongresi amerikan e miratoi projektligjin javën e kaluar.

Top Channel