Pedagogia padit agjencinë e pushimeve të luksit kur elefanti i mësyn tendën £4,000 në javë në parkun në Tanzani (fotot)

21/05/2022 16:04

Një pedagoge britanike universiteti ka paditur për 200,000 paundë dëmshpërblim një kompani luksi pushimesh pasi një elefant i egërsuar shkatërroi tendën e saj teksa pushonte në parkun Serengeti në Tanzani.

Sara Graves kishte pësuar dëmtime në bark kur u sulmua nga elefanti mashkull që bastiste përmes kampit Lemala Ndutu në Tanzani në mars 2019.

36-vjeçarja që jeton në Kanada kishte paguar 4000 paundë për një javë pushime me motrën e saj që jeton ën Britani, me agjecinë Yellow Zebra Travel.

Ajo po padit kompaninë sepse nuk iu garantua siguria gjatë udhëtimit të saj.

Ajo tregon se pas ardhjes së elefantit të egërsuar ishte detyruar të hidhej me bimësisë për të shpëtuar, para se banorë vendas të qëllonin kafshën me shishe e gurë për ta trembur.

Avokatët e saj thonë se sulmi i elefanti ndodhi teksa po qëndronte në kampin luksoz të lëvizshëm Lemala Ndutu në kufirin jugor të Serengeti, i përbërë nga nëntë tenda të bollshme, të dekoruara me kolltukë lëkure, mobilje dhe madje mbajtëse qirinjsh.

Në letrat e gjykatës thuhet se zonja Graves dhe motra e saj u përballen me elefantin e vetëm që dukej gati për t’u sulur me vrull, mëngjesin e 7 marsit 2019.

“Në kohën e incidentit, kampi nuk ishte i rrethuar apo i mbrojtur nga bimësia dhe bota e egër”, thotë avokati Matthew Chapman.

Elefanti ishte duke kullotur mes bimësisë kur ankimuesja e hasi fillimisht. Sapo elefanti pa ankimuesen nisi të rrihte veshët, thuhet në padi, lëshoi një klithje  dhe ngriti këmbën e parë para se të ‘lëshohej’ drejt pushueses.

Në padi shtohet: “Ankimuesja u kthye e nisi të vraponte për t’u fshehur mes bimësisë, pasi tenda e saj ishte tepër larg”.

Motra e saj kishte dëgjuar ulërimat dhe kishte ardhur për ndihmë dhe bashkë me disa vendas kishin arritur ta largonin kafshën pas rreth 30 apo 60 sekondash.

Gjyqi pritet të nisë së shpejti.

FOTO GALERI
1/5
Sara Graves kishte pësuar dëmtime në bark kur u sulmua nga elefanti mashkull që bastiste përmes kampit Lemala Ndutu në Tanzani

Top Channel