Një “shqiptar” kryeministër/ “Anthony Albanese fiton zgjedhjet në Australi”

21/05/2022 14:29

Australianët po votojnë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre të rinj për parlament, ku mund të kthejnë në pushtet opozitën laburiste pas nëntë vitesh qeverisje konservatore.

Gara është e ngushtë, megjithatë sondazhet i japin një epërsi të lehtë kreut të Partisë Laburiste në opozitë, Anthony Albanese, i cili i bëri thirrje votuesve t’i japin një mundësi për të drejtuar vendin.

“Mesazhi im është se dua të përfaqësoj të gjithë australianët, dua të bashkoj vendin. Ka pasur shumë përçarje kohët e fundit. Është një nga kritikat e mia ndaj qeverisë aktuale është se Scott Morrison kërkon ndarje dhe dallime në vend të unitetit. Unë dua t’i bashkoj njerëzit dhe pavarësisht se si votojnë njerëzit në demokracinë tonë të madhe, është mirë që njerëzit të shprehin pikëpamjet e tyre në kutinë e votimit. Them se ne duhet të bashkohemi dhe të ecim përpara si komb. Unë besoj se ne mundemi”, tha Albansese.

I lindur në Sindey, me nënë australiane dhe babain, Carlo Albanese nga rajoni i Puljas në Itali, një rajon që njihet si shtëpi e një komuniteti të madh arbëresh, ai është shprehur se zgjedhja e tij do të përcillte një mesazh të fortë shprese se në Australine multikulturaliste, çdo gjë mund të arrihet. Kryeministri aktual, konservatori Scott Morrison, ka qenë në pushtet që nga viti 2018 dhe po kandidon për një mandat të ri. Rreth 17.2 milionë votues 151 ligjvënës të rinj të Dhomës së Përfaqësuesve, ndërsa do të zgjidhen gjithashtu edhe 76 senatorë për një mandat gjashtë vjeçar.

Top Channel