Modelja erotike Alice Irving thotë se gati u mor peng nga një doktor i fiksuar me të që kishte pajtuar hetues privatë për ta ndjekur kudo që shkonte.
Kështu që 24-vjeçarja u detyrua t’i tregonte prindërve se po punonte në industrinë “për të rritur” përveç punës së përditshme që bënte ditën.
Kanadezja thotë se që prej moshës 18-vjeçare shfaqej në rrjetet erotike me pagesë kur nisi të përndiqej nga burri që insistonte ta takonte.
Por kur ajo i tha se nuk dëshironte të kontaktonte me të, ai nisi ta ngacmonte në celularin e saj.
Vajza thotë se ai nisi të postonte informacione të rreme për të në rrjetin Facebook duke treguar për aktivitetin e saj në rrjetet erotike që të shiheshin nga banorët e qytetit të saj të lindjes.
Por Alice thotë se kjo nuk mbaronte këtu: “Ai erdhi të më vizitonte disa herë në punën që kisha gjatë ditës dhe shefi im më tha se duhet të shkoja në polici”.
“Ky burrë nuk jetonte në zonën time dhe bënte gjithë atë rrugë për të ardhur të më takonte”.
“Më pas ai më kishte ndjekur me një kompani hetuesish privatë dhe kishte zbuluar se ku jetoja.”
Një herë kur Alice u kthye nga puna, gjeti një raportim të aktivitetit të saj që ai kishte ngjitur në derën kryesore.
“Nuk e di për çfarë e bëri, ndoshta për të më frikësuar”, thotë vajza, duke shtuar se shkoi në polici, por sipas ligjeve në Kanada ata duhet ta identifikonin për t’i paraqitur kushtet bazuar në denoncimin e saj.
Ajo thotë: “Për dy javë nuk jetoja dot në shtëpinë time, dhe as nuk shkoja dot në punë”.
Rrjedhimisht policia e gjeti doktorin dhe Alice bëri një tjetër denoncim. Pasi u paraqit në gjykatë përndjekësi u shpall fajtor për “ngacmim dhe njollosje të karakterit”.
Por Alice u detyrua t’i tregonte familjarëve për karrierën e saj në industrinë për të rritur pasi doktori shpërndau informacionet në Facebook.
“Nuk kisha zgjedhje tjetër por u detyrova t’i tregoj për punën tjetër që bëja, ata më dhanë të gjithë mbështetjen. Prej atëherë kam hequr dorë dhe jetoj vetëm me punën e ditës. Kuptohet që kam humbur disa miq por ata nuk ishin në të vërtetë miq, kështu që nuk merakosem”, thotë Alice.
Top Channel