4 emigrantë ilegalë humbin jetën në qendrat e imigracionit, numri i vdekjeve kap shifra rekord, 30 për vitin 2025 20/12 09:06
Aktivistë të komunitetit LGBTQI kanë marshuar këtë të shtunë përgjatë bulevardit Dëshmorët e Kombit, në zonën e ish-bllokut për t’u grumbulluar, e më pas në sheshin përpara Akademisë së Arteve.
Paradës së komunitetit të LGBTI-së, që çdo vit zhvillohet në 17 maj, këtë radhë i janë shtuar edhe aktivistë nga vende të tjera të Ballkanit dhe jo vetëm. Përmes brohoritjeve dhe ngjyrave të shumëllojshme, aktivistët e këtij komuniteti marshojnë kundër homofobisë duke kërkuar t’u respektohen të drejtat e tyre. Motoja e këtij viti ishte “Ne jemi familje”.
Parada e komunitetit LGBTI është finalizuar me një koncert në sheshin përpara Akademisë së Arteve.
Top Channel