24/11 22:37
Një ngjarje e shëmtuar është kapur nga kamerat pasi Everton siguroi mbijetesën në Premier League në fitoren me përmbysje me rezultatin 3-2 ndaj Crystal Palace mbrëmjen e së enjtes, pas së cilës tifozët u dyndën në fushën e lojës.
Trajneri i Crystal Palace, Patrick Vieira, u përplas me një nga tifozët që u futën në fushën e “Goodison Park”, ndërsa nga pamjet francezi shihet duke goditur me shkelma personin në fjalë.
Tifozi i Everton dukej se po tallej me 45-vjeçarin, ndërsa tekniku ishte duke ecur nëpër fushë. Vieira nuk i duroi fjalët e tij dhe si reagoi duke e goditur.
I pyetur në lidhje me incidentin francezi u shpreh: “Nuk kam asgjë për të thënë për këtë”.
Top Channel