Politikani Edvin Kulluri i ftuar në “Top Talk” komentoi rikthimin e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike.

Kulluri e konsideron rikthimin e Berishës si një shishe me etiketë, por që nuk ka gjë brenda dhe se kjo  është kthim mbrapa me nëntë vite kur humbën zgjedhjet.

Ai u shpreh se mënyra e vetme që Partia Demokratike të ketë një të ardhme është reformimi demokratik, i cili bëhet vetëm përmes një reflektimi që nuk është lejuar kurrë.

“E vetmja mënyrë që Partia Demokratike të ketë një të ardhme është një reformim demokratik i thellë që mund të vijë vetëm përmes një reflektimi që nuk u lejua kurrë dhe përmes një qasjeje të qartë të djathtë që koncidon me konservatorizmin modern”, tha Kulluri.

Ai mendon që rikthimi i Sali Berishës në krye të partisë është një lajm i keq sepse i heq asaj elementët thelbësorë, ndërsa theksoi se kjo ndihmon në qëndrimin personal të tij, por jo në Partinë Demokratike.

“Mendoj që ardhja në krye të partisë të zotit Berisha është një lajm i keq sepse i heq kësaj qëndrimi politik atë që ka thelbin e vet, qëndrueshmërinë, besueshmërinë dhe seriozitetin. Sepse është e qartë që pavarësisht në të drejtë për të mbrojtur dinjitetin  e tij  është qëndrimi i duhur për të personalisht por Partinë Demokratike nuk e ndihmon”, u shpreh Kulluri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA