Rusia nis punën për riparimin e Donbasit, ngrihet një grup i posaçëm për mbikëqyrjen e restaurimit

20/05/2022 14:25

Rusia ka njoftuar sitën e sotme se ka krijuar një “shtab të posaçëm” për të mbikëqyrur punën e restaurimit në rajonin e Donbasit, ku trupat e saj po fitojnë territor, por baza e infrastrukturës është dëmtuar rëndë si rezultat i bombardimeve me artileri dhe sulmeve ajrore.

Ekipet e specialistëve kanë vlerësuar riparimet dhe ndërtimet e nevojshme në rajon, sipas një raporti.

“Puna është në ritëm të plotë,” citohet të ketë thënë zëvendëskryeministri Marat Khusnullin. “Do të ndërtojmë, do të restaurojmë të gjitha rrugët, banesat e shkatërruara.

Grupi i dytë i masave është rimëkëmbja ekonomike, shton ai.

Top Channel