Punëtorët e sektorit publik në Kosovë protestojnë, kërkojnë 100 euro rritje pagash

20/05/2022 14:40

Nis marshi protestues i punëtorëve të shtetit prej sheshit Zahir Pajaziti nëpër sheshin Nëna Terezë në drejtim të Sheshit Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ku para ndërtesës së Qeverisë, partnerit social, do t’i paraqesin sërish publikisht shqetësimet dhe kërkesat e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Protestuesit po kërkojnë 100 euro rritje në paga deri në miratimin e Ligjit të pagave.

Tashmë të njëjtit po qëndrojnë para objektit të Qeverisë së Kosovës, ku përfaqësuesit e tyre edhe po mbajnë fjalimet e tyre. Në protestë janë edhe punëtorët e KEK-ut dhe administratës publike.

Karshi kësaj proteste ka pasur reagime të shumta./KosovaPress

Top Channel