Pronari dëbon të gjithë artistët, qiraxhinj të vjetër të ndërtesës në Manhattan (fotot)

20/05/2022 18:43

Një prej ndërtesave të larta më të hershme të Manhattan në qendër të New York po i vjen gradualisht fundi, teksa pronarët po dëbojnë të gjithë banorët e hershëm të saj që ishte kthyer në një pikë referimi për skenën e artit të qytetit.

“Të gjithë kanë jetuar prej më shumë se një dekade këtu,” thotë artistja Molly Crabapple për USAnews, për ndërtesën 128-vjeçare që dikur quhej ‘Diamond Exchange’.

Ajo bashkë me rezidentët e tjerë janë dëbuar nga shtëpitë pas mbylljes së kontratës muajin që shkoi.

Ndërtesa 10-katëshe e ngritur prej vitit 1894, vitet e fundit ishte kthyer në një “Mekë” të arteve private, në një qendër rezidenciale të kreativitetit dhe rrjetit të tyre të gjerë të miqve e bashkëpunëtorëve.

Në apartamentet e saj të mëdha rezidentët kishin krijuar një komunitet të vetin megjithse nuk ishin aq artistë të famshëm sa ata të Chelsea Hotel apo Factory.

“Ishte një ndërtesë magjike. Askush nuk mendonte se do të kishte aq shumë artistë në mes të zonës financiare”, tregon Crabapple, e cila ka jetuar në apartamentin 300m2 me partnerin e saj, ilustruesin Fred Harper, që prej vitit 2010.

“Ishim shumë të afërt në të gjithë ndërtesën, ndjehem me fat që kam pasur eksperiencën”.

Jeta për artistët këtu ishte e avantazhuar aq sa zgjati, pasi kishin një cep të tërë të New York City për veten e tyre me çmime më të ulëta sesa mesatarja. Ata nuk ankoheshin për pronaret neglizhentë që refuzonin të riparonin shumicën e problemeve apo sipas disave, vidhnin nganjëherë punimet e tyre.

Ndërtesa u shit në janar për $9.5 milionë, dhe pronarët e rinj lejuan skadimin e kontratave për shumicën e banorëve artistë, ndërsa të mbeturve u dërguan letrat e dëbimit duke u dhënë vetëm kohë minimale paralajmërimi.

Por të paktën ish-rezidentët kanë tashmë kujtimet e tyre.

Gjatë protestave në ‘Wall Street’ në 2011, ndërtesa u kthye në njëfarë “qendër jo-zyrtare shtypi” për protestuesit që priteshin nga banorët, kujton Crabapple .

“Do të më mungojë gjithmonë,” thotë dhe ish-rezidentja Crystal Thompson. “Jam me fat që kam jetuar aty, kushtet ishin tmerr por arti ishte madhështor.

Producentja dhe bashkëshorti i saj  organizonin shpesh mbrëmje artistike në shtëpinë e tyre në katin e tretë, shpeshherë me projektorë imazhesh në vendparkimin e zbrazur apo në faqen e ndërtesës ngjitur.

Dëbimi ishte një goditje e papritur për shumë rezidentë.

Ata thonë se është e njëjta histori e blerjes së ndërtesës dhe pronari i ri i nxjerr të gjithë jashtë. “Ti paguan qiranë për 15 apo 20 vjet  dhe për tre muaj duhet mbledhësh plaçkat sepse një spekulator pronash mendon se mund të fitojë më shumë para nga ndërtesa”, thotë  Crabapple. “Është vetëm makutëria që po largon njerëzit .”

FOTO GALERI
3/7
Ajo ka jetuar në apartamentin 300m2 me partnerin e saj, ilustruesin Fred Harper, që prej vitit 2010.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA