Ekskluzive/ Komisionerët duan të bëhen gjyqtarë! Zbardhet kërkesa e 12 anëtarëve të KPK për Këshillin e Lartë Gjyqësor
24/11 19:50
Ish-kryeministri Sali Berisha i konsideroi karnavale dhe një serial tragjikomik e të neveritshëm procesin e negociatave për zgjedhjen e presidentit të ri.
“Karnaval i vërtetë, një vazhdim i marrëveshjeve të dështuara që nga vitit 2017 deri më sot të Lulzim Bashës dhe kjo që shihni ju s’është gjë tjetër vijim i atij seriali, por kësaj here edhe më tragjikomik dhe më i neveritshme se çdo proces tjetër deri më sot”, tha Berisha.
Berisha ndodhet në Vlorë këtë të premte, ku po zhvillon një takim me strukturat në kuadër të zgjedhjes së kreu të ri të Partisë Demokratike .
Ish kryeministri është ndalur në bustin e Hasan Prishtinës ku ka nderuar për pak momente heroin kombëtar.
Top Channel