Perimet janë një ndër ushqimet më të shëndetshme që njeriu mund të konsumojë gjatë gjithë jetës së tij. Por, si me do ushqim tjetër, edhe perimet janë në konkurrencë me njëra tjetrën. Ka disa që janë shumë të mira, e të tjera mjaftueshëm të mira për shëndetin.

Nëse i keni vënë synim vetes që të ushqeheni shumë shëndetshëm atëherë do të zbuloni se lista e pesë perimeve më të shëndetshme është shumë e vyer për ju.

Një nga përfitimet kryesore që merrni duke ngrënë perime të freskëta është se qëndroni të ngopur për shumë kohë.

Nëse hani perimet e mëposhtme, sugjeruar nga AgroWeb, jo vetëm që do të ndiheni të ngopur, por edhe nuk do të keni fryrje.

Barishtet

Ato janë të pasura me vitaminat A dhe C të cilat pakësojnë hormonin e stresit që është një ndër përgjegjësit e masës dhjamore në pjesën e belit dhe akumulimin e ujit në trup.

Spinaqi dhe lakrat e egra si lëpjeta apo laboti janë disa prej barishteve me pak kalori dhe shumë fibër.

Kungujt e vegjël

Nëse jeni në kërkim për një dozë të mirë ushqyesish atëherë zgjidhni kungujt e vegjël.

Ato përmbajnë pak kalori dhe ju ngopin menjëherë.

Përveç përdorimit në gatim, zijini kungujt dhe pijeni ujin në mëngjes.

Ky lëng pastron trupin dhe ju mban të hidratuar.

Kastraveci

Kastraveci është një perime e pasur me ushqyes dhe ndihmon kundër fryrjes dhe akumulimit të lëngjeve.

Kastraveci ju mban të ngopur më gjatë.

Ju mund ta përfshini atë në lëngje të ndryshme me mollë, mente për të marrë sa më shumë vitamina dhe freski.

Brokoli

Brokoli dhe perimet e të njëjtës familje si lulelakra apo lakrat e brukselit, luftojnë inflamacionin dhe balancojnë sheqerin në gjak.

Brokoli është një burim i shkëlqyer fibre dhe kalciumi.

Lulelakra nga ana tjetër përmban shumë vitaminë C ndërsa lakrat e vogla janë një burim i shkëlqyer folate dhe vitaminash A dhe C.

Të gjitha këto e ndihmojnë metabolizmin të bëjë një punë të shkëlqyer.

Preshi

Preshi përmban shumë fibër dhe ul kolesterolin.

Ai është i pasur në kalium dhe vitamin C.

Në këtë mënyrë, preshi mbështet sistemin kardiovaskular duke mbrojtur shtresat e brendshme të enëve të gjakut nëpërmjet antioksidantit të quajtur kamferol./AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA