Grevë në Kosovë/ Protesta e sektorit publik, shkollat nuk punojnë

20/05/2022 19:54

Nga të gjitha komunat punëtorët e arsimit iu bashkuan protestës së të premtes duke lënë shkollat të mbyllura.

Kërkesat e tyre që do t’ia shpalosnin qeverisë së Kosovës ishin të shumta.

Për këtë protestë masive, që u kundërshtua nga prindërit u tha nga kryesindikalisti i arsimit se është e fundit, para grevës së përgjithshme.

Bashkë me punëtorët e arsimit në protestë me kërkesën kryesore për Ligjin e Pagave dhe 100 euro shtesë deri në miratimin e tij ishin edhe punëtorët e administratës publikë, doganës, shëndetësisë e punëtorët e KEK-ut.

Sindikalistët paralajmëruan përshkallëzim të masave sindikale në rast se as pas kësaj proteste qeveria nuk i përmbushë kërkesat e tyre.

Top Channel