Në një moment që sjell ndërmend ekzekutimet e tmerrshme gjakftohta të civilëve në Srebrenicë të Bosnjës, New York Times ka publikuar pamje të reja të mizorive të forcave ruse të kryera në Ukrainë.

Sipas media prestigjoze, vrasjet mendohet të jenë kryer në Bucha, qyteti ku Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka filluar hetimet rreth pretendimeve se janë kryer krime kundër njerëzimit. New York Times shkruan se imazhet tregojnë ushtarët rusë që kanë ekzekutuar tetë robër ukrainas në 4 mars në afërsi të Kievit.

Moska zyrtare nuk ka reaguar ende ndaj pretendimeve të New York Times. Rusia vazhdimisht i ka mohuar raportet për masakra civilësh në Buca, edhe pse provat në vendngjarje dëshmojnë të kundërtën.

Mizori të mëdha u shpalosën në sytë e publikut pas tërheqjes së trupave ruse nga kjo zonë. Trupa të pajetë civilësh me shenja torture janë gjetur dhe në Borodianka e pjesë të tjera të vendit. Tmerret e dokumentuara në Buca ishin pikërisht ato që i nxitën zyrtarët ukrainas të akuzojnë Rusinë për genocid.

 

Top Channel