E vërteta e “marrëveshjes”/ PS u tërhoq nga pakti i përzgjedhjes, tani kërkon vetëm kandidatë me 20 firma deputetësh

20/05/2022 19:38

Dakordësia mes Enkelejd Alibeajt dhe negociatorëve socialistë për propozimin e kandidaturave për president nga opozita në raundet dy dhe tre është prishur.

Kryetari grupit parlamentar demokrat akuzon socialistët se ata e shkelën marrëveshjen duke mos zbatuar atë që shkruhet në dokumentin me gjashtë pika për të cilin socialistët dhanë “OK” të mërkurën.

“Ka pasur në media një tërheqje nga ana e PS-së, pra procesi do të ishte i tillë ne do të identifikonim katër kandidatura. Hapi i fundit do të jepte edhe garancinë për këtë proces. E përsëris ajo kandidaturë që do të identifikohej si konsensuale do të ishte jo vetëm garancisë, por një shenjë e fortë që nuk do të kishte lojëra apo shmangie, por nga ana e PS-së pretendohet që kjo kandidaturë duhet të ketë vetëm firmat tona,. Pra kjo është një tërheqje dhe ne  e kemi ditur që PS nuk ka legjitimitetin real”, thotë Alibeaj.

Deklarimet e Alibeajt u kundërshtuan nga Taulant Balla.

“Kemi ende kohë të negociojmë. Le të sjellin të dielën po deshën edhe dy kandidatura. Nuk ka logjikë politike të mbështesim me firma propozimet e Alibeajt”.

Në një kohë kur  Alibeaj akuzon socialistët për prishje marrëveshje dhe Taulant Balla deklaron të kundërtën, për të kuptuar të vërtetën le ta ndjekim me zë dhe figurë çfarë kërkoi Alibeaj e për çfarë u dakortësuan socialistët.

I pyetur për performancën e Alibeajt në tryezat e diskutimit për presidentin në 17 dhe 18 Maj, Taulant Balla përgjigjen e dha duke kujtuar datën që përkon me shpalljen e  Sali Berishës Non Grata nga qeveria amerikane.

Për mua data më 19 është më e rëndësishme”, tha Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA