Alarmet për bombë! Policia në Kosovë nuk e di se kush i kërcënoi shkollat

20/05/2022 12:25

Dy ditë më parë në adresën elektronike të rektoratit të Universitetit të Prishtinës erdhi një e-mail që lajmëronte për një bombë. Një ditë pas, i njëjti skenar u përsërit edhe në Gjimnazin “Xhevdet Doda”.

Ndonëse njësitet e reagimit të shpejt ishin efikase, policia e Kosovës ende nuk ka një përgjigje se nga kush vijnë këto e-mail.

Sipas njohësve të sigurisë kibernetike, një gjë e tillë ndodhë për shkak që Kosova ka mungesë të ekspertëve të kësaj fushe.

Me të njëjtën situatë ditë më parë u përballën edhe Serbia e Mali i Zi, kështu nuk përjashtohet mundësia që të ketë lidhje mes këtyre ngjarjeve.

Serbia tashmë ka arritur të identifikojë se nga erdhën e-mail që lajmëronin për bomba në shkolla e vende të ndryshme nëpër këtë shtet, derisa Kosova  ende mbetet pa përgjigje.

Top Channel