Besoj se shumëkujt nuk i ka shpëtuar mesazhi i Papa Françeskut javës së kaluar, në kuadër të Ditës Botërore të Gjyshërve dhe të Moshuarve. Françesku nuk fajësoi Vladimir Putinin për shkaktimin e dhunës në Ukrainë (“Një papë nuk emëron asnjëherë një kryetar shteti”– tha ai muajin e kaluar).

Ai nuk e kritikoi as Patriarkun Kiril, kreun e Kishës Ortodokse Ruse, për mbështetjen e pushtimit të Putinit. Megjithatë, dy javë më parë, Papa me origjinë argjentinase foli me një gjuhë të pakompromistë kundër luftës. Françesku tha se mizoritë në Ukrainë, që i atribuohen forcave ruse, na kujtojnë gjenocidin e Ruandës së viteve 1990.

Po ashtu ai e paralajmëroi Kirilin të mos shndërrohej në “meshtarin personal të Putinit. Këto komente sollën reagimin e ashpër të Patriarkanës së Moskës, që vetëm sa nënvizoi faktin se lufta e Putinit në Ukrainë, ka nxjerrë në pah dallimet e forta midis Kishës Katolike Romake dhe degës zyrtare ruse të Krishterimit Ortodoks.

Sa ndryshe dukeshin gjërat në vitin 2016, kur Papa dhe Kirili zhvilluan bisedime dhe u përqafuan me njëri-tjetrin në kryeqytetin kuban, HavanëAi ishte një takim vërtet historiki pari midis drejtuesve të institucioneve ortodokse katolike dhe ruse, që nga krijimi i Patriarkanës së Moskës në vitin 1589.

Por tani Françesku ka hequr dorë një takim i dytë me Kirilin, që ishte planifikuar për nëqershor në Jerusalem. Ndarja midis 2 liderëve fetare, nuk mund të ishte më e madhe e madhe sesa kaq. Çfarë na tregon kjo mbi mënyrën se si lufta po e përzien edhe fenë në rivalitetin gjeopolitik RusiPerëndim?

Së pari, nuk duhet të na habisë aspak fakti që Kisha Ortodokse Ruse  me përjashtim të disa priftërinjve shumë të guximshëm të rangjeve të ulëta  është e pozicionuar fuqishëm në krah të Putinit. Ashtu si në vendet e tjera ortodokse, besimi fetar në Rusi ka lidhje të thella historike me identitetin kombëtar dhe autoritetin shtetëror.

Por elementi i dytë më e rëndësishëm, është se nën udhëheqjen e Kirilit, hierarkia e Kishës Ortodokse po merr anën e Putinit, dhe po argumenton se Rusia po mbron Krishterimin Ortodoks ndaj një Perëndimi të pafe dhe të degjeneruar. Kjo është më shumë se sa një propagandë e thjeshtë. Për Kirilin, ajo është një kauzë e shenjtë.

Për Putinin, është një projekt politik, nga i cili sipas tij do të fuqizohet tradita e gjatë ortodokse, duke ushqyer një qytetari patriotike dhe të bindur. Në një artikull për NewStatesman, Rouan Uilliams, Kryepeshkop i Kanterbërit në Angli në vitet 2002 2012, shkroindër të tjera:Vladimir Putin e sheh veten si protagonist në një betejë për mbijetesën e një kulture integrale të krishterë, ashtu si Shteti Islamik, e sheh veten si mbrojtës të pastërtisë kulturore islame. 

Patriarku Kiril i Moskës, e bëri këtë të qartë gjatë një predikim të jashtëzakonshëm të mbajtur më 6 mars, një ditë para fillimit të Kreshmës Ortodokse. Ai e konsideroi fushatën ushtarake ruse në Ukrainë si një luftë për të mbrojtur qytetërimin ortodoks kundër degradimit moral perëndimor, ku marshimet e homoseksualëve në rrugë, u veçuan si një nga simptomatkryesore.

Në qëndrimin e tij, Kiril frymëzohet nga disa rusë të famshëm nga i gjithë spektri i historisë cariste dhe sovjetike. PjotëTolstoi, stërnipi i Lev Tolstoit, autor i romanit të famshëm “Lufta dhe Paqja (dhe një pacifist i zjarrtë në jetën e tij të mëvonshme), deklaroi në një intervistë për një gazetë italiane se Rusia duhet ta de-nazifikojë plotësisht Ukrainën”, dhe të mos ndalë luftën derisa forcat e saj të armatosura rusë të kenë arritur në kufi me Poloninë.

Pastaj është Vjaçesllav Nikonov, nipi i Vjaçesllav Molotov, Ministrit të Jashtëm në kohën e JosiStalinit, dhe një njeri me shumë gjak në duart e tij gjatë spastrimeve të mëdha nëBashkimin Sovjetik gjatë viteve 1930. Kjo që po zhvillojmë është në fakt një luftë e shenjtë, dhe ne duhet ta fitojmë atë”- është shprehur kohët e fundit Nikonov.

Ky është lloji i hiperbolës, me të cilin jemi mësuar në epokën e Vladmir Putinit. Megjithatë, tensionet e shkaktuara nga feja midis Rusisë dhe Perëndimit janë reale. Të premten, kardinali Pietro Parolin, Sekretari i Shtetit i Vatikanit, tha se furnizimet me armë të Perëndimit për vetëmbrojtjen e Ukrainës, janë të justifikueshme edhe sipas doktrinës së Kishës për një  luftë të drejtë”, një argument ky që me siguri do të pritet keq në Kremlin. / FT – Bota.al

Top Channel