Të përdorësh mbeturinat si veshje, amerikani synon të ndërgjegjësojë njerëzit

19/05/2022 21:32

Rob Greenfield është një qytetar i thjeshtë amerikan , i cili është krenar që ka veshur mbeturina në vend të rrobave të zakonshme dhe e gjitha është pjesë e një plani për të treguar se sa plehra hedhim pa menduar çdo muaj.

Aktivisti endet rrugëve të Los Anxhelosit dhe qyteteve përreth me një kostum të projektuar posaçërisht që mban të gjitha mbeturinat që ai ka prodhuar gjatë javëve të fundit.

“Për shumicën prej nesh, plehrat janë jashtë rrezes së shikimit, jashtë mendjes. Ne i hedhim në koshin e plehrave dhe ato largohen dhe nuk mendojmë më për të. Kështu që unë dua të krijoj një pamje që i ndihmon njerëzit të shohin vërtet sa shumohen mbeturinat tona”, tha Greenfield.

Me vetëm pak ditë për të përfunduar sfidën e tij, Greenfield mban veshur 28 kilogramë mbeturina të krijuara nga pijet, ushqimet dhe vaktet që ka konsumuar.

E gjithë ajo është e paketuar në kostumin e tij plastik të pastër, me xhepa të ndërtuar posaçërisht në krahë, këmbë dhe shpinë.

Këmbët tashmë janë fryrë me kanaçe që trokasin dhe kufizojnë aftësinë e tij për të ecur, duke shtuar përshtypjen e përgjithshme të një roboti të bërë nga mbeturina.

“Sot është dita 27, dhe unë po mbaj gati 28 kg plehra në trupin tim. Njerëzit mund ta kuptojnë këtë mesazh, tani, ka disa nga ata që mendojnë se jam dikush që jam i pastrehë ose se mund të kem probleme të shëndetit mendor, por më së shumti pjesërisht, njerëzit kanë qenë vërtet pozitivë, shumë të frymëzuar nga ky veprim i imi“, u shpreh ai.

Greenfield, i cili krenohet që jeton një jetë minimaliste me pak të ardhura, pa llogari bankare nuk është i panjohur për veprimet që synojnë të rrisin ndërgjegjësimin për çështjet mjedisore.

Në vitin 2019, ai ushqehej për një vit të tërë me ushqimin që rriti dhe korri vetë.

Top Channel