Tre grupe negociatorësh janë ulur në një tryezë me mazhorancën për të propozuar emra dhe për të caktuar Presidentin e ri të Republikës.

Opozita, që është më e përçarë se kurrë, teksa brenda vetë Partia Demokratike është grupi që mbështet Enkelejd Alibeajn dhe Sali Berishën, është e ndarë dhe në këtë proces të rëndësishëm.

Fatmir Mediu, pjesë e  grupit negociator thotë se opozita së pari duhet të ishte serioze me veten.

Nuk mbizotëron interesi për të pasur President një përfaqësues të dinjitetit të popullit. Opozita duhet të ishte serioze me veten e vetë së pari. Duhet të kishte një trup negociuese, jo tre siç i kemi, që tregon mungesë vullneti, sepse unë kam thënë dhe emra që do të ishin të pranueshme nga të gjithë.

Nëse nuk dimë të jemi korrekt me njëri-tjetrin… ajo që kishim detyrë nuk ishte të bindnim mazhorancën, kishim për detyrë të kishim një dy kandidatura për të cilat të binim dakord të gjithë”.

Zgjidhja, sipas Mediut do të bëhej vetëm në një mënyrë:

Për mua, në momentin që jemi sot, i vetmi shans është që të ketë kandidaturë të miratuar nga të gjithë deputetët e parlamentit të Shqipërisë dhe në këtë proces dilnim me një figurë, dy figura të pranueshme për pozicionin e Presidentit”.

Deputetët mbështetës të Enkeled Alibeajt propozuan këtë të enjte 8 kandidatë për President, ku më i spikaturi është trashëgimtari i familjes mbretërore Leka Zogu.

Lista me kandidatët e Presidentit të ri të propozuar nga grupi i Partisë Demokratike nuk kishte asnjë grua, por 23 deputetët mbështetës të Enkeled Alibeajt përgjatë 3 orëve mbledhje në selinë blu propozojnë për President diplomatë, ushtarakë, shkrimtarë, mjekë si dhe princin Leka.

Pasi raundi i parë për Presidentin dështoi, demokratët me socialistët arritën dakordësinë që në raundin e dytë dhe të tretë do të jetë opozita e para që propozon kandidatët dhe më pas mazhoranca.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA