Në 60 ditë, 60 koncerte! Universiteti i Arteve kremton 60 vjetorin e krijimit

19/05/2022 15:22

60 ditë, 60 koncerte për të kremtuar një gur të rëndësishëm kilometrik në historinë e Institutit të Lartë të Arteve në Shqipëri, sot Universiteti i Arteve: 60 vjetorin e krijimit të  Fakultetit të Muzikës. Kjo stinë koncertore nisi në 4 prill për të vazhduar deri në 8 qershor.

Një mbrëmje e veçantë iu rezervua publikut me koncertin e dy pedagogëve të këtij Fakulteti, flautistit Elvis Rudi dhe pianistit Marin Gjollma. Me një program që përfshinte disa nga veprat më të spikatura të repertorit të këtyre dy instrumenteve, të periudhës romantike e më pas, ata sollën Franz Schubert, variacione për flaut e piano në Mi Minor mbi këngën “Trockne Blumen- (trokle blumen)Lulet e Thata”, Paul Hindemith, Sonatë për Flaut e Piano dhe Carl Reinecke (Raineke), sonatë “Undine” per Flaut dhe Piano.

“Është mallkimi i virtuozizmit që nuk mund të sjellë asgjë përveçse virtuozizëm. Një qytetërim që kërkon virtuozizëm për hir të virtuozizmit dhe shpërfill të gjitha aspektet më të larta të aktivitetit muzikor, është i dënuar shpejt apo vonë të prodhojë një cmenduri muzikore mbarë kombëtare……”thoshte Hindemith, një thënie kjo që duket sikur i përshtatet mjaft mirë realitetit të sotëm.

Fillimet e Fakultetit të Muzikës datojnë më 15 janar të vitit 1962, me çeljen e Konservatorit Shtetëror të Tiranës. Katër vite më vonë, më 4. 5.1966, me bashkimin e tre shkollave të larta artistike të pavarura, shkolla e Dramës “Aleksandër Moisiu”, shkolla e Arteve Pamore dhe Konservatori, u themelua Instituti i Lartë i Arteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA