27/12 16:59
Hamburgu pranë kthimit në elitën e futbollin gjerman pas katër sezonesh në Bundesligën dy. Gjashtë herë fituesit e Bundesligës mposhtën 0-1 Herthan e Berlinit në sfidën e parë play out të zhvilluar në “Olympiastadion të Berlinit, ku vendosi goli i Reis në minutën e 57-të.
Një sukses shumë i rëndësishëm i Hamburgut, që do të ketë një avantazh shumë të madh në rezultat dhe psikologjik në sfidën e kthimit, që do të zhvillohet më 23 maj në “Volksparkstadion”.
Nëse Hertha e Berlinit nuk do të arrijë të përmbysë këtë disfatë në ndeshjen e kthimit, do të ishte dështim për trajnerin Felix Magath, që mori drejtimin e skuadrës kryeqytetase pikërisht për të siguruar qëndrimin në Bundesligë.
Top Channel