Kur kanë mbetur edhe tre ditë nga starti i një prej turneve më prestigjiozë të tenisit, Roland Garros, një prej lojtarëve që ka shkruar histori në tokën franceze, Rafael Nadal nuk është në maksimumin e formës si pasojë e një dëmtimi që e përndjek prej kohësh. Tenisti nga Mallorca megjithatë do të provojë të fitojë Roland Garros për herë të 14-të, ndërsa kundërshtari i tij më i madh do të jetë Novak Djokovic.
“E di që Nadal ka pasur disa ditë pushim për t’u rikuperuar dhe kam besim se në Roland Garros do të jetë në formë të mirë për të qenë një konkurrent i denjë. Por, askush nuk dëshiron ta shohë Nadal të dëmtuar, ai është një pikë referimi për të gjithë. Më dhemb kur e shoh të vuajë teksa luan sportin që e ka pasionin më të madh. Mendoj se të gjithëve iu dhemb një Nadal i dëmtuar”, u shpreh Alcaraz./ SuperSport
Top Channel