Ka shumë kuriozitet për Shqipërinë në prag të kësaj finaleje të madhe të Conference League, sidomos nga holandezët të cilët e njohin shumë më pak se italianët.

Rreth stadiumit mund të gjesh tashmë edhe mediat e tyre të cilët kanë një interes të veçantë. Këtë na tregon Vlado Veljanoski, me origjinë nga Ohri i Maqedonisë së Veriut, ai është gazetari sportiv i televizionit publik holandez NOS, që tregon se ka qenë disa herë më parë në vendin tonë dhe kush e pyet këto kohë i tregon përjetimin personal.

Vlado Veljanoski: Shqipëria është një vend shumë i bukur, ka plazhe shumë të bukura, një vend për t’u zbuluar për ne, një vend mistik. Kushdo që më pyet i them që duhet të vijë në Shqipëri sepse këtu në Tiranë të jepet ndjesia e relaksit, ky është impresioni im i parë që kam pasur. Ndërkohë që ky stadium nuk i ngjan një stadiumi tipik, është si një vepër arti.

Megjithatë në Holandë ka pasur kritika të shumta për këtë finale, për stadiumin, për biletat.

Vlado Veljanoski: Për të qenë të sinqertë, në Holandë janë shumë kritik, sepse Holanda është kritike, sidomos për futbollin. Në fillim kur flitej për Conference Leaguen e mendonin si diçka të vogël pasi është aktiviteti i tretë i Kupave të Europës, por tani që është kualifikuar në finale Feynoordi të gjithë janë shumë krenar. Mos harrojmë që ka 20 vite që nuk del në finale europiane një skuadër holandeze.

A janë gati holandezët për të ardhur në Tiranë?

Vlado Veljanoski: Kam dëgjuar histori nga miqtë e mi që duan të vijnë këtu me makinë, e kuptoni?! 2000 km me makinë me shpresën që të kenë fatin të blejnë ndonjë biletë në tregun e zi. Duan gjithashtu të vijnë edhe si turist këtu, për të shijuar atmosferën, thjesht duan të jenë këtu.

Ekspertët e sigurisë kanë veçuar një grup të tifozëve të Feynoor-it duke i konsideruar me risk?

Vlado Veljanoski: E kuptoj pyetjen por më lejoni t’ju përgjigjem në mënyrë diplomatike, unë nuk i njoh mirë tifozët e Feynoord-it, por besoj që çdo klub kudo në botë kanë grupime të vogla që konsumojnë alkohol apo drogë, në ndeshje apo pranë orarit të saj, dhe ata janë gjithmonë problem. Por unë shpresoj që cdo tifoz që do të vij këtu për këtë finale të shijojë momentin ta lënë mënjanë dhunën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA