Gafa e George W.Bush për luftën e Ukrainës bën xhiron e rrjetit! 

19/05/2022 12:02

“E dënoj me forcë pushtimin brutal dhe të pajustifikuar të Irakut”, deklaroi ish presidenti amerikan George W.Bush, me mendimin se po kritikonte agresionin e Vladimir Putinit në Ukrainë.

Gafa e Bushit erdhi gjatë një eventi mbi integritetin zgjedhor, të mbajtur në George W. Bush Presidential Center në Dallas.

Zgjedhjet në Rusi janë të manipuluara, kundërshtarët politikë burgosen apo eleminohen nga pjesëmarrja në procesin politik, rezultati është një mungesë e ‘checks and balances’ në Rusi, dhe në vendimin e një njeriu të vetëm për të mësyrë padrejtësisht Irakun”, ishte komenti i tij. Por e kuptoi shpejt gabimin dhe korigjoi veten. Desha të them Ukrainën, tha e pastaj qeshi, ndërsa të qeshura u dëgjuan dhe nga publiku.

Në vitin 2003, Bush njoftoi sulmin ndaj Irakut përmes një operacioni që sipas tij kishte për qëllim të ndihmonte irakianët “të kishin një vend të bashkuar, të qëndrueshëm dhe të lirë”. Një vit përpara kësaj, ai i kishte përshkruar Korenë e Veriut, Iranin e Irakun si pjesë e një “boshti të së keqes” që ishte i armatosur për të “kërcënuar paqen e botës”. Në atë kohë, Bush e justifikoi forcën ushtarake kundër Irakut me pretendimet se Iraku dhe lideri i tij i atëhershëm, Sadam Hussein, kishin rezerva armësh të shkatërrimit në masë.

Megjithatë, CNN raportoi në korrik 2003 se raportet e inteligjencës që krijuan bazën për këtë pushtim mbështeteshin në informacione të rreme dhe dokumente të falsifikuara. Janarin e një viti më vonë,  eksperti amerikan i armëve, David Kay, pranoi në një seancë dëgjimore se “pothuajse të gjithë e kishim gabim” për mundësinë që Iraku të zotëronte armë të tilla të shkatërrimit në masë.

Top Channel