Finalja e “Air Albania”/ Mendja në Tiranë, Abraham ka një premtim për tifozët e Romës

19/05/2022 17:22

Tammy Abraham është gati për finalen e “Air Albania”. Roma-Feyenoord do të përballen mes tyre në kryeqytetin shqiptar më 25 maj. Në lojë është trofeu i parë i Conference League.

Sulmuesit anglez iu desh pak kohë për t’u përshtatur me ekipin e ri dhe stilin e futbollit italian. 24-vjeçari ka shënuar 24 gola në sezonin e parë me skuadrën e Jose Mourinhos.

Një gol, atë më të rëndësishmin, shpreson ta realizojë në tokën shqiptare për t’i dhuruar trofeun Romës. Në prononcimin për Sky Sports, Abraham foli rreth finales ndaj Feyenoordit.

Një finale është gjithmonë një finale: qoftë Kupa e Botës, finalja e Champions League apo e Conference League. Ti gjithmonë dëshiron të luash dhe fitosh finalen për veten, shokët e skuadrës, klubin dhe qytetin.

Ka qenë një vit i veçantë për mua. Na presin dy finale deri në fund, e para ndaj Torinos në kampionat, teksa mezi po presim të luajmë finalen e Tiranës.

Mbështetja e tifozëve? Mënyra më e mirë për t’u kthyer pas gjithë këtë dashuri dhe mbështetje do të jetë ngritja e trofeut të Conference League”, deklaroi sulmuesi anglez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA