Biden: Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO nuk është kërcënim

19/05/2022 17:19

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, mbajti një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministren suedeze Magdalena Andersson dhe presidentin finlandez Sauli Niinistö, ku foli për aplikimin e dy vendeve për në NATO.

Gjatë fjalës së tij, Biden i siguroi dy vendet që aplikimet e tyre në NATO do të kenë mbështetjen e plotë  të SHBA.

Ai shtoi se raportet kanë shkuar në Kongresin e Mbretërisë së Bashkuar sot në mënyrë që dhoma e lartë e politikanëve, Senati, të mund të përshpejtojnë drejt miratimit të tyre.

Anëtarët e rinj që anëtarësohen në NATO nuk është një kërcënim për asnjë komb, nuk ka qenë kurrë,” thotë ai.

Biden shtoi se NATO do të jetë më e forcuar se kurrë nga bashkimi i Suedisë dhe Finlandës.

Top Channel