Mandati i parë i Ilir Metës si President është dhe i fundit, ashtu sikurse ka ndodhur dhe me Presidentët e tjerë që janë qenë në krye të shtetit gjatë këtyre 30 viteve.
Shkak për këtë sipas avokatit Spartak Ngjela është mungesa e konkurrencës politike.
“Parlamenti është partiak. Presidenti te ne ka ndenjur vetëm katër vite. Ka marrë eksperiencën dhe më pas ka ikur. Presidenti është profesion por këta nuk e lënë të jetë i tillë. Ky është problem”, thotë avokati në Top Story.
Ilir Meta, në muajin korrik do të lirojë karrigen e Presidentit. Mazhoranca dhe opozita (me disa grupe që reflektojnë përçarjen brenda saj) kanë zhvilluar disa takime për të rënë dakord për emrat për kandidatë dhe kriteret që duhet të ketë Presidenti i ri Republikës.
Deputetët mbështetës të Enkeled Alibeajt propozuan këtë të enjte 8 kandidatë për President, ku më i spikaturi është trashëgimtari i familjes mbretërore Leka Zogu.
Lista me kandidatët e Presidentit të ri të propozuar nga grupi i Partisë Demokratike nuk kishte asnjë grua, por 23 deputetët mbështetës të Enkeled Alibeajt përgjatë 3 orëve mbledhje në selinë blu propozojnë për President diplomatë, ushtarakë, shkrimtarë, mjekë si dhe princin Leka.
Pasi raundi i parë për Presidentin dështoi, demokratët me socialistët arritën dakordësinë që në raundin e dytë dhe të tretë do të jetë opozita e para që propozon kandidatët dhe më pas mazhoranca.
Top Channel