Zonja e parë e Ukrainës: Miliona njerëz do të kenë nevojë për ndihmë psikologjike

18/05/2022 14:03

Zonja e parë e Ukrainës tha se miliona njerëz në vendin e saj do të kenë nevojë për ndihmë psikologjike për shkak të pushtimit rus.

Olena Zelenska e bëri komentin në një telefonatë me zonjën e parë të Izraelit, Michal Herzog, tha zyra e presidentit të Ukrainës në një deklaratë, gjatë së cilës ajo falënderoi Izraelin për mbështetjen e tij mjekësore.

“Brutaliteti i ushtrisë ruse, i cili ka tronditur thellësisht të gjithë botën e qytetëruar, do të thotë se miliona ukrainas kanë nevojë gjithashtu për ndihmë urgjente profesionale psikologjike”,  tha ajo.

Ajo po drejton një program kombëtar për ndihmë psikologjike, sipas deklaratës.

Top Channel