Ukraina: Mbi 28,000 rusë të vrarë që nga fillimi i luftës

18/05/2022 15:23

Rreth 28,300 trupa ruse janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit, sipas Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në Facebook.

Ai shton se një ditë më parë Rusia ka humbur rreth 400 ushtarakë.

Sipas Ukrainës, Rusia deri më tani ka humbur 1251 tanke, 3043 automjete të blinduara, 586 sisteme artilerie, 199 sisteme raketash, 91 sisteme të mbrojtjes ajrore, 202 avionë luftarakë, 167 helikopterë, 2137 kamionë dhe cisterna me karburant, 13 luftanije dhe varka, 102 raketa lundrimi, 441 drone dhe 43 pajisje special.

Top Channel