Shokon hetimi mbi avionin e rrëzuar kinez: Piloti e përplasi qëllimisht!

18/05/2022 12:33

Aksidenti ajror që tronditi botën në muajin mars me pamjet të cilat tregonin sesi avioni e China Eastern Airlines rrëzohej pingul me tokën, duke i marrë jetën 132 personave në bord, duket se nuk ka qenë aspak i tillë, por një akt i qëllimshëm.

Zyrtarë amerikanë thonë se Boeing 737-800, i cili ra gjatë fluturimit nga Kunmingu për në Guangzhoi në 21 mars në një zonë malorë të vendit, është rrëzuar nga dikush në kabinën e pilotit.

Ekspertë nga Shtetet e Bashkuara, duke folur për mediat atje, pohuan se krahët e mjetit nuk ishin hapur mirë dhe bishti i tij nuk ishte lëshuar poshtë, e këto të ndodhnin sipas tyre, duhet të ndërhynte patjetër faktori njeri.

Kjo nënkupton se akti ka qenë i qëllimshëm. Avioni u përplas në tokë me të gjithë forcën duke hapur një krater mbi 20 metra të thellë.

Hetuesit kanë analizuar edhe jetën e njërit prej pilotëve, për të cilin besohet se kishte probleme caktuara para aksidentit. Ekspertët amerikanë të aviacionit, pasi kanë shqyrtuar edhe raportet përfundimtare të hetuesve kinezë, konstatuan se avioni Boeing nuk ka pasur ndonjë defekt teknik – çka përforcon idesë se ngjarja e rëndë është vepër e faktorit njeri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA