Deputeti Damian Gjiknuri, pjesë e grupit negociatior të maxhorancës u shpreh se opozita mund të vijë me katër emra dhe të disktuohet me ta kandidati më i përshtatshëm për presidentin e ri të vendit.

“Ka ardhur koha që të respektojmë ato raunde të vendosura nga Kushtetuta. Të sillni katër emra në dy mënyra, ato që mendoni se mund të jenë shumë më atraktivë. Hajde që të ulemi, na vini në provë për sinqeritetin e bashkëpunimit. Nëse s’keni kater emra zgjidhni një emër. Silleni kandidaturën tuaj, sillni katër emra po i bëtë firmat. Opozita të vijë të ulet pa komplekse me maxhorancës, nuk ka nevojë për shfaqje, por për dialog, hajdeni me emrat. Ne nuk do e lëmë vendin pa president, nëse digjen raundet, maxhoranca që të zgjedhë presidentin, jam dakord me atë që thatë, sillni ato katër emra sipas atyre që keni vendosur, sot pasdite kur ta doni juve, qytetarët presin produktin, pse të rrimë të flasim para kamerave për orë të tëra si në studio televizive”, tha Gjiknuri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA