“Përvëlohet” Franca, temperaturat arrijnë deri në 30 gradë celcius

18/05/2022 19:22

Me temperatura që tejkalojnë 30°C, francezët po kërkojnë për pak freski në parkun e Pallatit të Versajës, pasi Franca po përjeton një valë të jashtëzakonshme të të nxehtit në maj.

Francezët shprehën opinionin e tyre në lidhje me situatën aktuale atje:

“Tani për tani jemi mirë. Ka pak erë, po këtu  brenda, gjithsesi është më mirë. atje pimë një pije të ftohtë dhe morëm një akullore për të ndjerë më pak të nxehtin…”

“Meqenëse vij nga Provence, i njoh reflekset përballë motit të nxehtë. Papritur, në të gjithë Francën, ne kemi filluar të aplikojmë reflekset e valëve të të nxehtit. Duket qesharake por nuk është.”

 “Unë, jam e përgatitur, kam syze dielli, krem ​​kundër diellit,dhe mbaj një shishe me ujë me akull dhe kështu gjithçka është në rregull.”

“Sot duke qenë se bën vapë zgjodhëm të dilnim pranë ujit dhe të hidratoheshim mirë.”

Gjatë gjithë prillit, pjesë të mëdha të Evropës përjetuan temperatura nën normalen , me erëra që shpesh vinin nga drejtimi veri-lindor.

Por këtë javë pritet që temperaturat në pjesën më të madhe të Evropës perëndimore  të rriten më tej, kështu që temperaturat maksimale ditore në raport me mesataren do të jenë ndër disa nga më të lartat në botë në këtë kohë.

Në pjesën më të madhe të Spanjës dhe Francës, nivelet maksimale të temperaturës ka të ngjarë të rriten mbi normalen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA